29 Mars 2024

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër shtetasit sirian për kontrabandim me migrantë

Prizren, 11 nëntor - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.A., shtetas i Sirisë, i cili gjendet në paraburgim nga data 22.08.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni  164 paragrafi 1 dhe paragrafi 8 pika 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.A., me datë 22.08.2019, rreth orës 04:00 në Prizren, është vërtetuar se merret me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që paraprakisht ka kontaktuar me të dëmtuarin A.K., përmes telefonit gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë me datat 16.08.2019 dhe 19.08.2019, ashtu që janë marrë vesh që i njëjti t’i dërgojë deri në kufirin e Kosovës në Pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ku më pas të dëmtuarit kanë kaluar jashtë vendit të përcaktuar përmes malit dhe kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, ku më pas i njëjti i ka pritur në vendin e caktuar dhe me automjet i ka bartur deri në qytetin e Prizrenit.

Më pas, në afërsi të një hoteli është ndaluar nga ana e patrullës së Policisë dhe me kontrollimin paraprak të automjetit është vërtetuar se në automjet kanë qenë tre shtetas të huaj dhe atë A.K., O.S., dhe A.I., të cilët nuk posedonin asnjë dokument identifikues, me ç’rast është vërtetuar se dy prej tyre janë nga Siria ndërsa i treti është shtetas Irakian, të cilët më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  M.A.,  ka përmbushur elementet e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)