21 Shtator 2018

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 46 personave për krim te organizuar

Prishtinë, 12 tetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër dyzetegjashtë të pandehurve, për vepra penale: kundër ekonomisë dhe detyrës zyrtare që ndërlidhen me krim te organizuar si dhe për njërin nga te pandehurit vetëm ne drejtim te veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të akuzuarit janë: A.I. A.S. A.I. SH.I. L.B. A.R. R.S. G.T. Z.S. SH.S. B.R. I.B. B. B. M.Q. N.Z. N.Z. S.S. N.B. B. A. K.A. I.Z. A.I. D.K. A.H. A.RR. R.K. A.S. H.J. R.M. M.I. M.S. R.RR. L.K. A.RR. A.XH. A.K. F.K. V.T. M.B. R.B. R.K. E.K. R.M. H.R. Z.I. dhe XH.I.

Për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se gjatë periudhës kohore nga muaji Janar 2015 deri me 22 Mars 2016 me dashje dhe me dijeni, e me qëllim që ky grup të kryejë vepra penale që janë të dënueshme me burgim, së paku katër (4) vite, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit, duke vepruar me dashje direkte, si pjesë e grupit të organizuar dhe si bashkim i strukturuar, për të përfituar drejtpërsëdrejti apo tërthorazi çfarëdo dobie pasurore apo financiare, për veten apo tjetrin, në atë mënyrë që të njëjtit kanë arritur që në mënyrë shumë të sofistikuar të organizojnë tri skema të punës, apo më saktë: import të kundërligjshëm përmes mosdeklarimit apo deklarimit të pasaktë të mallrave të llojit cigare dhe kontrabandimit të tyre, kontrabandim të produkteve farmaceutike dhe stimulansave seksual.

Po ashtu, përmes shmangieve nga tatimet e brendshme, në bazë të së cilave kanë realizuar të ardhura të konsiderueshme, në mënyrë të kundërligjshme dhe atë gjatë periudhës kohore të përshkruar si më lartë, që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore gjithsej në shumën prej 1,666,842.07 € dhe njëkohësisht duke iu shmangur obligimeve tatimore gjithsej në shumë prej 763,778.09  €, që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore dhe tatimore gjithsej në shumën prej 2,430,620.16 e që njëkosishtë është përfitim i kundërligjshëm gjatë periudhës së aktivitetit kriminal të këtyre të pandehurve, të realizuar përmes zbatimit të tri (3) skemave të këtij grupi kriminal:

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018  - Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15)  

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)