15 Nëntor 2019

Prokuroria ngrit 46 aktakuza kundër 49 personave gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë, 20 gusht - Prokurori i Shtetit, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër dyzetenëntë (49) personave. Gjithashtu me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar.
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, në katër (4) raste të ndara. Po ashtu, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person dhe janë ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave. 
 
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për 48 orë dhe ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
 
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër (3) personave.
 
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në tri raste të ndara, ka  ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.
 
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2019  - Klinika e Neonatologjisë dhe Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, organizojnë Konferencën e I-rë nderkombëtare. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Policia e Kosovës në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve , do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite. (Salla Orion në Prishtinë në afërsi të Kino ABC, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon tryezën dhe punëtorinë me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, mbështetur nga Projekti HERAS i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë lidhur me “Udhëzuesin për miradministrimin e aktiviteteve minerare dhe mjedisore. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Interdev 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata e dytë 2019. (Kazerma 'Adem Jashari' në Komandën e Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes të minibibliotekës së lagjes Ulpiana. (Te fontana në lagjen Ulpiana, ora 12:00)

- Kryetarja e KQZ-së dhe anëtarët, presin në takim deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, anëtarë të Komisionit të Reformës Zgjedhore: znj. Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni. (Selia e KQZ-se, ora 12:00)

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë gjashtë Udhëzime Administrative që avancojne fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës. (Zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosoves, ndërtesa e Arkivit të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti nga muaji korrik deri në muajin tetor për Gjykatën Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:30)

- Mbahet marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. (Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, ora 18:00)

- Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizn hapjen e ekspozitës individuale të autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is This Me...Or i Do it For You Only!?". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social feston hapjen e Linjës telefonike për parandalim të vetëvrasjes "Linja e Jetës" në Kosovë! (Menza Ramiz Sadiku, ora 21:00)