28 Mars 2024

Prokuroria në Gjilan mbyll hetimet për vrasjet e anëtarëve të familjes Bllaca

Gjilan, 5 gusht - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të anëtarëve të familjes Bllaca, në Gjilan.

Prokuroria në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, me ç’rast nga të gjitha veprimet e ndërmarra është vërtetuar se vrasjet e anëtarëve të familjes Bllaca, nuk janë shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë, qoftë me shtytje, ndihmë ose bashkëkryerje.

Sipas raporteve të autopsisë, të gjitha vdekjet janë të dhunshme, të cilat kanë ardhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është kërkuar ekspertizë për gjendjen e tani të ndjerës V.B., sipas së cilës është konstatuar se e ndjera ka vuajtur nga çrregullimi i personalitetit paranoid, prandaj edhe nuk i është lejuar mbajtja e armës dhe i është rekomanduar ndërrimi i vendit të punës.

Se e ndjera V.B., me armë zyrtare ka kryer vrasjet e familjarëve dhe më pas ka kryer vetëvrasjen vërtetohet nga deklaratat e dëshmitarëve, ekzaminimet e dëshmive nga vendi i ngjarjes, raportet e autopsive, ekzaminimet e telefonave, ekzaminimet e dorëshkrimeve, ekzaminimet e raporteve mjekësore, raportet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, video incizimet dhe nga prova të tjera të siguruara nga prokurori i shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)