21 Prill 2019

Prokuroria në Gjilan brenda javës ka ndaluar 9 persona të dyshuar

Gjilan, 11 shkurt - Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar, ka ndaluar 9 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 5 persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’’, ‘’Detyrim’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Shtrëngim’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar 1 person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’, të KPRK-së.

Nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar 3 të mitur, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’, ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve ligjore, për të gjitha këto raste, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 prill 2019

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilen flet Kryetari Albin Kurti. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të presë 60 nxënës nga Kosova, të cilët kanë qëndruar për disa ditë në familje në Shqipëri, si dhe 60 të tjerë nga Shqipëria bashkëmoshatarët, në familjet e të cilëve kanë qëndruar, të cilët tash do të qëndrojnë në familjet e këtyre nxënësve në Kosovë. (Ndërtesa e MAShT, ora 15:30)