23 Mars 2019

Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që nga pakujdesia vrau bashkëshorten

Gjilan, 1 dhjetor - Mbrëmë pas mesnatës, prokurori kujdestar, në Departamentin e Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, është njoftuar për një vrasje, e cila ka ndodhur në fshatin Selishtë, komuna Gjilan.

Menjëherë pas njoftimit me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Regjionale, e Policisë së Kosovës, të cilët kanë vëzhguar vendin e ngjarjes dhe njëkohësisht është arrestuar i dyshuari J.J., si dhe ndaj tij është lëshuar aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Vrasje nga pakujdesia’’ nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 01 janar 2018, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë, komuna Gjilan, i dyshuari J.J. (1958), nga pakujdesia, me pushkën e tij të gjuetisë, të cilën e ka poseduar pa leje dhe autorizim, e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Z.J. (1956), në atë mënyrë që derisa ka qenë duke shtënë me armë në ajër, për festën e Vitit të Ri, arma është bllokuar dhe nuk ka shkrepur, me ç’rast duke tentuar ta rregullonte, e njëjta ka shkrepur dhe në një distancë prej 2-3 metra, e ka goditur të ndjerën, në pjesën e epërme të shpindës, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për kryerjen e autopsisë.

Prokurori i shtetit, sot ka nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan, e cila pritet që të vendosë për këtë çështje brenda afatit ligjor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)