20 Maj 2022

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një personi për dhunim

Gjakovë, 13 maj - Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. Ll për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafin 4.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
 
Prokuroria njofton se, në mes të datave 03-05 maj 2022 në Junik në shtëpinë e tij, i pandehuri Sh. Ll., me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, këtu të dëmtuarën e mitur H. F.

I pandehuri fillimisht e takon dhe përshëndet të dëmtuarën në rrugë, por e njëjta nuk ndalon dhe vazhdon rrugën, ndërsa i pandehuri e përcjell dhe përsëri e takon të dëmtuarën duke e ftuar për kafe në një lokal në Gjakovë.

Pasi qëndrojnë për një kohë në lokal, i pandehuri më pas e fut të dëmtuarën në automjet dhe e dërgon në shtëpinë e tij në Junik, dhe gjatë qëndrimit në shtëpi i pandehuri me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj tri herë kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e dëmtuara arrin që të del nga dritarja e shtëpisë, largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqet rastin në polici.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. Ll., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 11 maj 2022.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2022

- Mbahet Kuvendi i  IX zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan! (Hotel BanaSplit në Deçan, ora 10:00)

- Federata e pingpongut në bashkëpunim me komitetin e gjyqtarëve do të organizojë seminarin për gjyqtar dhe testimin teorik për licencim dhe rilicencim për vitin 2022. (Salla e konferencave të Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 10:30)

- Komuna e Prishtinës po fillon edicionin më të ri në Kryeqytet të ashtuquajturin “Festivali i Pranverës” me moto mobiliteti. (Bulevardi "Xhorxh Bush", ora 12:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban Kuvendin Zgjedhore. (Hotel Astoria, ora 12:00)