28 Mars 2024

Prokuroria ka ngritur 146 aktakuza lidhur me rastet e dhunës në familje

Prizren, 26 tetor - Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, për periudhën janar - shtator 2018 ka ngritur 145 aktakuza kundër 174 personave, për rastet e dhunës në familje, Ndërkaq, në Departamentin e Krimeve të Rënda, për të njëjtën periudhë kohore është ngritur 1 aktakuzë kundër 2 personave. 

Prokuroria Themelore në Prizren, për periudhën janar - shtator 2018 ka pranuar 85 kallëzime penale, ndërsa 104 kallëzime penale ka trashëguar nga vitet paraprake. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 146 aktakuza. 

Aktakuzat e ngritura kryesisht kanë të bëjnë me veprat penale si: “Kanosje” nga neni 185, “Sulm” nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, dhe “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Shkelje e urdhrit mbrojtës” nga neni 25 i Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Sa i përket viktimave të këtyre rasteve, në 144 raste viktimë është gjinia femërore, ndërsa, në 2 raste viktimë është gjinia mashkullore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)