20 Prill 2024

Prokuroria i ngrit aktakuzë për ryshfet për dhënien e testit për patentë shofer

Prizren, 24 tetor - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve H.A., dhe B.S., për shkak të veprave penale, marrja e ryshfetit, nga neni 428 paragrafi 1, të KP-ës dhe veprën penale dhënia e ryshfetit, nga neni 429 paragrafi 1, të KP-ës.

Sipas aktakuzës, H.A. më 29.09.2017,  në cilësinë e personit zyrtar - instruktor dhe pronar i një auto shkolle, me seli në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon përfitim për vete që të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare,  ashtu që nga kandidati B.S. pranon treqind (300) euro, për të mundësuar dhënien e testit teorik për patentë shofer. H.A. me këto veprime ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”, nga neni 428 paragrafi 1, të KP-ës.   

Ndërkaq, i akuzuari i dytë B.S. gjatë muajit gusht të vitit 2017, në mënyrë të drejtpërdrejtë jep shumën prej 300 eurove personit zyrtar H.A., instruktor dhe pronar i auto shkollës, me seli në Prizren me qëllim të dhënies të testit teorik në Departamentin e patentë shoferëve. B.S. me këto veprime ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”, nga neni 429 paragrafi 1, të KP-ës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)