25 Prill 2024

Prokuroria heton vdekjen e babait dhe e të bijë në Prizren

Prizren, 16 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:30, është informuar nga Policia e Kosovës se në lagjen “Edit Durham”, në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pajetë, ku dyshohet se është përdorur arma  e zjarrit.

Viktimat janë familjarë në mes vete, janë babë e bijë, të moshës 52 vjeçare, përkatësisht 21 vjeçare, ku njëri nga viktimat është zyrtar policor, i policisë kufitare.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit  e cila dyshohet se është arma zyrtare e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambient familjarë në prezencën e anëtarëve të familjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante policore dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Pas shikimit të vendit të ngjarjes, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat  e rastit, mirëpo Prokuroria dhe Policia janë duke mbledhur informacionin  e nevojshëm me qëllim të zbardhjes së rastit dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike.
​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)