25 Prill 2024

Prokuroria fillon hetimet kundër S.K. nga komuna e Gjilanit

Gjilan, 23 mars - Prokuroria Themelore në Gjilan - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër S.K. nga komuna e Gjilanit, për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar” nga neni  422 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria ka nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve pasi që gjatë viteve, 2016-2017, i pandehuri S.K, si person zyrtar në komunën e Gjilanit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe kompanitë “Eco Higjena” SHPK nga Gjilani, dhe kompanisë “El-Bau” SHPK-ë, nga Gjilani, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke i favorizuar kompanitë me çmime më të larta, të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet sipas kërkesave të autoritetit kontraktues.

I pandehuri S.K. me këto veprime ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar” nga neni  422 paragrafi 1 të KPRK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)