25 Prill 2024

Prokuroria e Turqisë mbështet Prokurorinë e Kosovës

Prishtinë, 3 tetor - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me prokurorët nga Zyra e tij kanë pritur një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca.

Kryeprokurori Lumezi delegacionit nga Prokuroria e Përgjithshme e Turqisë iu ka dëshiruar mirëseardhje, si dhe i ka njoftuar për funksionimin e sistemit prokurorial e në veçanti të Prokurorit të Shtetit, për sfidat  me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në realizimin e misionit të tyre për sundim të ligjit.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi dhe Prokurori i Përgjithshëm Akarca, kanë biseduar për nevojën e shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë.

Nga ana tjetër, Prokurori i Përgjithshëm Akarca, ka falënderuar Kryeprokurorin Lumezi për pritjen e bërë, si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Turqisë, për ta ndihmuar Prokurorin e Shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)