13 Prill 2021

Prokuroria e Shtetit trajton me prioritet rastin e trajtuar nga Kallxo.com

Prishtinë, 8 prill – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore para se të paraqitet në publik hulumtimi i “Kallxo.com”-it, i publikuar mbrëmë më datën 07.04.2021, lidhur me pretendimet se janë dhënë “5 mijë euro për ta mbyllur lëndën në Prokurori”.

Kryeprokurori i Shtetit me të pranuar informacionin lidhur me këto dyshime, më datën 10.02.2021, ka autorizuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) që t’i fillojë hetimet për zbardhjen e tërësishme të rastit, ku janë të përfshirë tre persona në videoincizim.

Prokuroria Speciale menjëherë ka filluar hetimet, të cilat janë zhvilluar me intensitet dhe prioritet të lartë.

Njoftojmë opinion se hetimet kanë përfunduar, me ç’rast janë siguruar prova të mjaftueshme dhe shumë shpejtë do të ketë vendim përfundimtar nga ana e Prokurorisë ndaj tre personave lidhur me veprën penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431, Paragrafi 1 dhe Paragrafi 2 i Kodit Penal, që ka qenë fuqi në vitin 2017, kur edhe dyshohet të jetë kryer vepra penale.

Gjithashtu, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, si autoritet kompetent, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit ndaj prokurores së rastit nëse vërtetohet që e njëjta ka bërë sjellje eventuale, të cilat janë në kundërshtim me ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Prokurori i Shtetit mbetet i angazhuar për zbatimin e ligjshmërisë ndaj secilit individ dhe veprimi të kundërligjshëm pavarësisht funksionit dhe pozitës së tij, duke mos bërë përjashtim për askënd, pa marrë parasysh se ku punon ose më kë bashkëpunon. 

  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)