28 Mars 2024

Prokuroria e Prizrenit sekuestron 229 mijë euro

Prizren, 2 tetor - Prokuroria Themelore në Prizren, në bazë të informacioneve dhe dëshmive të arsyeshme, si dhe, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në një lokacion, përkatësisht shtëpi banimi në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.

Prokuroria njofton se bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’ rast si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 229,000 (dyqindenjëzetenëntë mijë) euro kartëmonedha parash, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë para të falsifikuara.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe procedura ndaj tyre do të vazhdojë për hetime të mëtutjeshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)