23 Prill 2024

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë për veprën penale kontrabandim me migrantë

Prizren, 25 shtator - Prokuroria Themelore ne Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet I.O. nga Tetova e Maqedonisë, për shkak të veprës penale kontrabandim me migrantë, nga neni 170, paragrafi 1 dhe paragrafi 8, pika 1 dhe 2, të KPRK-se.

Sipas aktakuzës i njëjti me datë 15.05.2017, në Prizren gjatë drejtimit të kamionit “MAN”i cili ishte duke transportuar material të drurit nga Turqia për në Prizren, në hapësirën e brendshme të kamionit e mbuluar me ceradë janë hasur dhjetë (10) persona të huaj, shtetas pakistanez dhe irakian, të cilët ishin nisur nga Turqia, përmes Greqisë dhe Maqedonisë për në territorin e Republikës së Kosovës, me destinim për në vendet e Bashkimit Evropian, të cilët për këtë çështje secili prej tyre kishin paguar shumën e të hollave nga gjashtëmijë (6.000 €) euro.

Në këtë rast është propozuar edhe konfiskimi i mjetit (kamion MAN) me të cilin është kryer transportimi i migrantëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)