28 Shkurt 2020

Prokuroria e Prizrenit gjatë këtij viti ka trajtuar 227 raste të dhunës në familje

Prizren, 27 dhjetor - Në Prokurorinë Themelore në Prizren, është mbajtur takimi i tretë përmbyllës për këtë vit i grupit koordinues me përgjegjësit të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie, duke vepruar sipas procedurave standarde të veprimit.

Në këtë takim thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha në kuadër të Prokurorisë Themelore në Prizren, ishin të pranishëm zv/Kryeprokurorja e Shtetit znj. Sevdije Morina njëherit koordinatore për rastet e dhunës në familje në kuadër të Prokurorit të Shtetit, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, përfaqësues nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, mbrojtës të viktimave, përfaqësues nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas, përaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Strehimorja si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues.
 
Të gjithë pjesëmarrësit në takim vlerësuan lartë bashkëpunimin që ekziston në mes institucioneve kompetente për trajtimin efikas dhe të shpejtë të këtyre rasteve, dhe u potencua se rastet e dhunës në familje janë rastet më të vështira për trajtim, pasi që në shumë raste si të dëmtuara paraqiten viktimat e ndjeshme.

 Po ashtu, u theksua se përkundër sfidave dhe vështirësive të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me dhunë në familje, janë kryer me prioritet. Kështu, në Prokurorinë Themelore në Prizren, vetëm gjatë këtij viti janë kryer gjithsej 227 lëndë të cilësuara si dhunë në familje, ndërsa aktualisht në punë janë 15 lëndë.

Si rezultat i diskutimeve, me qëllim të trajtimit sa më efikas të këtyre rasteve, në fund të takimit nga pjesëmarrësit u nxorrën rekomandimet që në të ardhmen të përmirësohen kallëzimet penale lidhur me rastet e dhunës në familje, e në veçanti të bëhet vlerësimi i rrezikshmërisë te viktima, pasataj u rekomandua që përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale çdo herë të jenë të pranishëm kur kemi të bëjmë me viktima të ndjeshme, si dhe u kërkua që të bëhet fuqizimi i strehimoreve përmes përkrahjes financiare nga institucionet relevante shtetërore.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020 - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - ndryshim orari, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)