29 Mars 2024

Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës

Pejë,11 shkurt - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.C., për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri I.C., në cilësinë e pronarit të kompanisë “Gogaj AG” në Deçan, me datë 29 gusht 2019, nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë e vendit të punës, në atë mënyrë, derisa punëtori i kësaj kompanie, i dëmtuari V.Ç., ishte në depon e kompanisë në fjalë për tërheqjen e një dush-kabine, në momentin kur i dëmtuari tërheq paketimin, anojnë edhe disa paketime tjera, me ç’rast e godasin të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)