28 Mars 2024

Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që kanosi zyrtarin policor

Pejë, 24 tetor - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.G., për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri F.G, sipas aktakuzës, me datë 3 tetor të këtij viti, rreth orës 10:03, në fshatin Gllarevë të komunës se Klinës, fillimisht ishte ndaluar nga Policia e Kosovës, e cila ishte në pikë kontrolli në fshatin e lartcekur, ku të  pandehurit i shqiptohet gjoba për kundërvajtje, dhe i kërkohet nga zyrtarët policor t’ia vendosë targën automjetit, i njëjtit fillon t’i fyej zyrtarët policor H.D., I.A., E.M., dhe D.M, derisa në një moment kanos seriozisht zyrtarin policor H.D.  të cilit i drejtohet me fjalët “Ki me ma pa sherrin se nuk e kam përfunduar me ty”.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)