28 Mars 2024

Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për vrasje

Pejë, 13 dhjetor - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës  Themelore të Pejës, për caktimin e masës  se paraburgimit kundër të pandehurit, K.B., për shkak së i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Vrasje”, nga neni 178 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore  e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit, K.B., në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak së me datën 12 shtator të viti 2018, në fshatin Istog i poshtëm, Komunë e Istogut, dyshohet së në oborrin e tij ka privuar nga jeta të ndjerin A.D.

I pandehuri K.B. ditën e djeshme pas bastisjes së shtëpisë së tij është arrestuar dhe në bazë të aktvendimit të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)