19 Prill 2024

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për dhunë në familje

Pejë, 27 nëntor - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Xh.T, për veprën penale “Lëndim i lehet trupor”, nga neni 188,paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nën-paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, me datën 27 prill 2018, rreth orës 11:00, i pandehuri Xh.T, përderisa ishte nën ndikimin e alkoolit, në shtëpinë e tij, i njëjti fillimisht kishte kërkuar nga bashkëshortja e tij t’ia jap 1 (një) euro dhe pasi që e njëjta nuk kishte, i pandehuri e godet me grusht në kokë dhe shkelm në këmbën e majtë, duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka  përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i  pandehuri të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)