18 Prill 2024

Prokuroria e Pejës akuzon dy persona për prostitucion

Pejë, 2 nëntor - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për të mitur, ka ngritur aktakuzë kundër  dy personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi për prostitucion”, nga neni 241 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 dhe 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, deri me datën 22 shkurt 2018, e pandehura A.G dhe i pandehuri A.G, si bashkëkryerës kishin ofruar dy lokalet e tyre të masazheve, njërin në  Pejë dhe tjetrin në fshatin Vitomericë , duke  rekrutuar dhe organizuar  persona të tjerë për  qëllime të prostitucionit , ndër ta edhe një të mitur për të kryer shërbime seksuale.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)