27 Shtator 2020

Prokuroria e Gjilanit ngrit aktakuzë ndaj A.M për tentim vrasje

Gjilan, 21 janar - Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale ‘’Vrasje në tentativë’’, i cili gjendet në masën e paraburgimit që nga data 31 janar 2019.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M., më 30 dhjetor 2019, rreth orës 16:20 minuta, ka tentuar që të privojë nga jeta të dëmtuarin S.J., në atë mënyrë që pranë shtëpisë së të dëmtuarit, në fshatin Cërnicë, pas një konflikti verbal, ka goditur gjashtë herë me thikë të njëjtin, në pjesën e shpindës dhe në shpatulla, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dëmtuari, si pasojë e plagëve të marra fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë.
 
Me këto veprime, i pandehuri A.M., ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)