20 Prill 2024

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur 9 aktakuza për rastet e dhunës në familje

Gjakovë, 4 tetor -  Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit Shtator 2018, kemi pranuar 7 (shtatë) raste të cilësuara si dhunë në familje , gjegjësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.

Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi  i  7 të pandehurve, ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Gjithashtu, gjatë muajit shtator 2018, janë ngritur nëntë (9) aktakuza për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së .

Prokuroria Themelore në Gjakovë është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, sidomos ato raste që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)