25 Prill 2024

Prokuroria akuzon një zyrtar në Prizren për uzurpim të paligjshëm të pronës

Prizren, 6 nëntor - Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., në cilësinë e zyrtarit ligjor të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosvës, dhe kundër të pandehurit XH.SH., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehurit I.K., dyshohet se në cilësi të personit zyrtar – zyrtar ligjor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, me ç’rast i shkakton dëm personave të tjerë dhe shkel të drejtat e personave të tjerë, lidhur me bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të tokës dhe objekteve në “Kompleksin e tregut të qytetit në Prizren” nga pronari i gjertanishëm KK  Prizren në shfrytëzuesin - investitorin “M.I.”, duke i shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit në vlerën e sipërfaqes së lokaleve prej 978,96 m2, si dhe objektet, depot dhe tregjet në sipërfaqe prej 220 m2. Me këtë, ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i pandehuri XH.SH., në mënyrë të kundërligjshme e uzurpon pronën e paluajtshme shoqërore së bashku me të gjitha objektet e ndërtuara në to, pronë e komunës së Prizrenit, me destinacion tokë ndërtimore, duke uzurpuar hapësirat të cilat i takojnë Komunës së Prizrenit në bazë të kontratës mbi realizimin e tregut të qytetit në lagjen “Ortakoll”, dhe anekseve të kësaj kontrate. Me këtë, ka kryer veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)