27 Shtator 2020

Prokurorët vendorë u informuan për Platformën e të Drejtave të Njeriut

Prishtinë, 21 janar - Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka vazhduar sesionin informues për Platformën e të Drejtave të Njeriut dhe Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm, kësaj radhe para prokurorëve të vendit.

IAP-ja ka paraqitur të martën platformën e saj të fundit me qendër të dhënash të akteve dhe të dispozitave ligjore, e cila u prezantuar para një numri prokurorësh, bashkëpunëtorësh profesionalë, zyrtarësh ligjorë dhe administratorësh.

Platforma online ofron informacione të dobishme për të gjithë praktikuesit e ligjit dhe do t’u shërbejë në punën e tyre për të arritur vendime dhe arsyetime më të qëndrueshme në zbatimin e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut.

Prokurorët dhe zyrtarët e tjerë theksuan se platforma është efikase dhe e dobishme dhe se do të zë vend në punën e tyre.

Platforma ndahet në dy udhëzues, që do të shërbejnë për të siguruar qasje më të lehtë dhe praktike në juridiksionin vendor dhe në atë ndërkombëtar.

Në këtë qendër të dhënash mund të gjenden edhe praktika të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe informacione të shumta të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Platforma u lansua nga Institucioni i Avokatit të Popullit, më 10 dhjetor 2019, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe me mbështetje financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)