24 Prill 2024

Prokurorët u ligjërojnë nxënësve për “Stop drogave në shkolla”

Pejë, 7 nëntor - Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin Antidrogë dhe Zyrën rajonale të Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në këtë qytet, ka filluar implementimin e projektit “Stop Drogave në shkolla”.

Në kuadër të këtij projekti, prokurorë të kësaj prokurorie po ligjërojnë për nxënësit e shkollave të mesme në komunën e Pejës, me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit tek nxënësit, për sanksionet ligjore që parashihen sipas ligjit për personat që kryejnë këtë vepër penale brenda perimetrit të shkollës dhe jashtë saj.

Projekti “Stop drogave në shkolla” vije si rezultat i koordinimit dhe konkluzioneve nga takimet e mëparshme mes Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin Antidrogës.

Ky projekt po  implementohët edhe me  mbështetjen e Drejtorisë se Arsimit në Komunë të Pejës, ku ligjërimet do të mbahen nëpër të gjitha shkollat e mesme të kësaj komune.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)