20 Prill 2024

Problem kryesor i zjarrfikësve pajisjet e vjetruara me të cilat operojnë

Prishtinë, 16  tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim sindikatën e zjarrfikësve me të cilët diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen ata gjatë kryerjes së punëve së përditshme.

Në këtë takim veçanërisht u diskutua për zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve dhe për përmirësimin konkret të kushteve të tyre të punës.

Me këtë rast ministri Sefaj theksoi se është duke analizuar situatën e përgjithshme për të bërë hapa konkret në përmirësimin e kushteve të zjarrfikësve.

Ndërkaq përfaqësuesit e zjarrfikësve vunë në pah se problem kryesor i zjarrfikësve është mos harmonizimi i pagave dhe pozitave, kushtet në objektet ku punojnë dhe më kryesorja janë pajisjet e vjetruara me të cilat operojnë zjarrfikësit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)