25 Prill 2024

Prezantohet zbatimi i udhëzuesit për politikat ndëshkimore

Prishtinë, 17 janar – Në kuadër të “Konferencës vjetore të prokurorëve”, prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka prezantuar para të pranishmëve, rolin e Prokurorit të Shtetit për zbatimin e udhëzuesit për politikat ndëshkimore.

Prokurori Qalaj, gjatë prezantimit të zbatimit të udhëzuesit për politikat ndëshkimore, ka thënë se detyrë e Prokurorit të Shtetit, përveç që të paraqes faktet dhe provat e rastit si dhe dispozitat relevante për veprën penale, do të jetë edhe asistimi i tij aktiv për gjykatën lidhur me caktimin e dënimit.

Gjithashtu, prokurori Qalaj, ka thënë se duhet të mblidhen informatat e nevojshme duke filluar nga faza parapenale nga neni 48 dhe neni 66 të KPP-së.

Prokurori Qalaj, gjithashtu ka thënë se duhet të merren deklaratat personale të viktimës, evidencën për të kaluarën kriminale të pandehurit, gjendjen pasurore dhe financiare të pandehurit, kërkesat për konfiskimin e përhershëm të pasurisë, kërkesën për shqiptimin e dënimit plotësues.

Prokurori Qalaj, ka potencuar se duhet të bëhet përmbledhja e rrethanave lehtësuese dhe rënduese për të pandehurin në relacion me përgjegjësinë penale fajësinë dhe dëmit të shkaktuar, përpilimi i listës kontrolluese, pjesë e shkresave të lëndës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)