28 Mars 2024

Prezantohet raporti për ndikimin rus në Kosovë

Prishtinë, 7 shkurt - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon tryezën e diskutimit ku do të diskutohen gjetjet preliminare të raportit “Dekonstruktimi i ndikimit rus në Kosovë” , i mbështetur nga skema Fulbright. 

Përderisa ndikimi i fshehtë rus në Evropë ka marrë shumë vëmendje, Kosova përfaqëson një vrimë të zezë në studimin e ndikimit rus.

Përmes këtij raporti, Autori synon të ekzaminojë objektivat e Rusisë në ndërmarrjen e operacioneve me ndikim në Kosovë, aktorët ku Rusia mbështetet për të zgjeruar ndikimin e saj, dhe rrugët nëpër të cilat përhapen propagandat, dezinformatat dhe manipulimet ruse.

Në këtë studim do të adresohen pyetjet si: A kërkon Rusia të ndihmojë aleatin e saj serb për të fituar një terren në zonat me shumicë serbe? A përpiqet të prishë investimet politike, ushtarake dhe ekonomike të SHBA-së dhe BE-së në Kosovë? Apo, po promovon një model politik alternativ për liberalizmin perëndimor?

Në çfarë mënyrash Rusia përdor serbët lokalë, anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë ose shqiptarët lokalë për të kryer punën e saj? Cilët janë mekanizmat përmes të cilëve Rusia përhap ndikimin e saj?

Përmes intervistave, analizave dhe një fokus grupi me ekspertë vendorë, zyrtarë të qeverisë së Kosovë dhe diplomatë/zyrtarë ushtarakë ndërkombëtarë me qendër në Kosovë, ne kërkojmë të zbërthejmë ndikimin rus në Kosovë.

Qëllimi përfundimtar i raportit është që të ndërtoje qëndrueshmëri në popullsinë lokale kundër propagandës, dezinformimit dhe manipulimit të opionit publik nga ndikimi rus.   

Në konferencë do të përfshihen zyrtarë të qeverisë së Kosovës, ekspertë vendorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike dhe ushtarake në Kosovë, në një diskutim mbi objektivat, aktorët dhe rrugët e ndikimit rus në Kosovë.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Zbërthimi i ndikimit rus në Kosovë” e mbështetur nga një Fulbright Fellowship.

Programi i Specializuar Fulbright është një mundësi unike për akademikët e SHBA-së duke i përfshirë profesionistët në shkëmbime dy – gjashtë javore, shkëmbime të bazuara në projekte nga institucionet pritëse në të gjithë globin.

Gjetjet të cilat do të prezantohen në këtë tryezë janë të Autorit dhe nuk paraqesin në asnjë mënyre pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë Departamentit të Shteteve të Bashkuara Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Prishtinë, Kosovë apo ato të World Learning.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)