25 Prill 2024

Prezantohet perceptimi i komuniteti serb kundrejt Policisë së Kosovës

Prishtinë, 29 gusht - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon aktivitetin e radhës ku do të bëhet publikimi i raportit: “Perceptimi i komuniteti serb kundrejt Policisë së Kosovës: Mike apo Armike?”.

Integrimi i komuniteteve etnike, në veçanti i komunitetit serb, në Policinë e Kosovës, ka qenë një nga prioritetet kryesore të institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Procesi i integrimit filloi menjëherë pas luftës në Kosovë dhe gjatë viteve është përballur me shumë sfida, kryesisht për shkak të rezistencës së komunitetit serb të Kosovës për të njohur autoritetin e PK-së si pjesë legjitime e Shtetit të Kosovës.

Ky raport përmbledh gjendjen ekzistuese në lidhje me qëndrimin e komunitetit serb të Kosovës kundrejt PK-së në komunat me shumicë serbe, duke u fokusuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Punimi mbulon kontekstin e ngjarjeve dhe zhvillimeve kryesore, dhe e paraqet perceptimin publik kundrejt PK-së si rezultat të tensioneve politike në veri dhe gjendjes së përgjithshme të frikës në mesin e popullatës.

Përveç kësaj, punimi analizon shqetësimet kryesore të sigurisë të komunitetit serb të Kosovës, si dhe ofron disa rekomandime për adresimin e shqetësimeve dhe sfidave të tilla nga këndvështrimi i komunitetit.

QKSS zhvilloi gjashtë diskutime të ndara me qytetarë dhe përfaqësues të policisë në komunën e Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Graçanicë dhe Shtërpcë.

Këto u pasuan nga intervista ballë për ballë me përfaqësuesit e qeverisë si dhe me shoqërinë civile. Ekipi bëri analizën e përmbajtjes së dokumenteve zyrtare, raporteve ekzistuese dhe shqyrtimeve të kornizave ligjore përkatëse.

Gjetjet e përgjithshme janë mbështetur edhe nga përfshirja e ekipit të QKSS në procese të ndryshme relevante, si dhe në konsultimet me aktorët përkatës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)