18 Prill 2024

Prezantohet llogaridhënia e rregullatorëve dhe mbrojtja e konsumatorit

Prishtinë, 12 shtator - Organizata jo Qeveritare 'Lens' organizon tryezën “Llogaridhënia e rregullatorëve dhe mbrojtja e konsumatorit”. 

Do të marrin pjesë përfaqësues nga Shoqëria Civile, Media dhe Institucionet publike relevante dhe do të flitet për llogaridhënien institucionale, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve si dhe për ndikimin që ka kualiteti i shërbimeve të komunikimeve elektronike në jetën e qytetarëve.

Gjatë kësaj ngjarje do të prezantohen dy punime të cilat janë realizuar në kuadër të projektit “Rregullatori Yt” dhe të cilat shpjegojnë për fushëveprimin, kornizën ligjore, funksionimin, llogaridhënien, transparencën, mënyrën e organizimit, raportimi në kuvend, trajtimin e ankesave të konsumatorëve nga institucionet, si dhe çështjet/problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Autoriteti Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDP).

Kjo tryezë organizohet si pjesë e aktiviteteve të projektit “Rregullatori Yt” nga NGO LENS. Projekti ka për qëllim të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e punës së ARKEP dhe ASHMDP, dy autoriteteve kryesore që kanë ndikim në kualitetin dhe sigurinë e komunikimeve elektronike të Kosovës, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve në formën e lejimit të qarkullimit të lirë të informatave, kualitetit të tyre, si dhe mbrojtjen e qytetarëve nga shkelja e privatësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)