26 Janar 2022

Prezantohet Cenueshmëria e Korrupsionit nga perspektiva gjinore

Prishtinë, 8 dhjetor - UNDP - Zyra në Kosovë, përmes Projektit për Mbështetje të Përpjekjeve Anti-Korrupsion, ka promovuar Raportin lidhur me Cenueshmëritë e Korrupsionit në sektorin civil dhe privat, nga perspektiva gjinore.

Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, tha se me rastin e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit, si dhe duke qenë në javën e shënimit të ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit me 9 dhjetor, është e rëndësishme që të gjitha përpjekjet kundër korrupsion të kenë të kenë të përfshirë edhe perspektivën gjinore. Vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohen politika të mirëfillta gjithpërfshirëse.

Katharina Stocer, Drejtoresha e Zyres Zvicerane per Bashkepunim tha se korrupsioni dhe pasojat e tij cenojne te drejtat e njeriut e sidomos ato te grupeve te margjinalizuara dhe te ndjeshme. Pos kesaj, ajo lavderoi punen ne kete raport si dhe theksoi rendesine e perfshirjes se perspektives gjinore per te ulur me sukses, shkallen e korrupsionit.

Diskutimi mbi gjetjet kryesore u zhvillua nga paneli i përfaqësuesve të dalluar të institucioneve dhe shoqërisë civile si: Jeta Tela, Shefe e Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Rozafa Ukimeraj, Këshilltare në Ministrinë e Mbrojtjes, Ardiana Bunjaku, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar të Kosovës, Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Kosovës për Barazi Gjinore dhe Jeton Mehmeti, Drejtor për Hulumtime në Institutin GAP. Në përgjithësi, gjatë diskutimit u përfundua se qeverisja e mirë është kyce në luftimin e korrupsionit, sidomos kontrollet e bredhshme dhe format e ndryshme të auditimit. Ndër rekomandimet e tjera ishte edhe ofrimi i mundësive të barabarta për të siguruar hapësirën e nevojshme për gratë në pozita vendim-marrëse si dhe që proceset e hartimit të politikave dhe strategjive kundër korrupsion të përfshijnë grate dhe shoqatat e shoqërisë civile që punojnë në këtë sektor.

Ky Raport ndër të tjera ka identifikuar disa dallime gjinore midis perceptimit të veprave korruptive në sektorin civil dhe privat. Gratë dhe burrat respondentë në përgjithësi kanë mendime të njëjta lidhur me atë se çka e përbën një vepër korruptive. Në anën tjetër, gratë konsiderojnë se faktori kyç që ndikon në korrupsion është mungesa e kontrollit administrativ ndërkaq burrat konsiderojnë se faktori kyç ndikues është një sistem gjyqësor jo-efikas. Ndërkaq më tutje, Raporti përfundon se praktikat korruptive ndikojnë drejtpërdrejt në politikat e rekrutimit, avancimit, shpërblimit dhe tepricave. Gjithashtu, këto praktika pastaj kanë ndikim negativ në besimin e qytetarëve në shërbimet civile. Forma të ndryshme të korrupsionit janë gjithashtu të shpeshta edhe në sektorin privat.

Raportin e publikuar, e të mbështetur nga Qeveriza Zvicerane përmes Zyrës për Bashkëpunim në Kosovë, dhe Qeverisë Suedeze përmes SIDA-s, mund ta gjeni në linkun në vijim: https://bit.ly/3lKlH84 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2022

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhes. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit: Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc me 27 janar 1990. (Brestoc, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Komuniteti Bektashian i Kosovës Gjyshata Gjakovë organizon ngjarjen përkujtimore për një vjetorin e kalimit nga jeta të ish-Kryetarit të Komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lama si dhe 47 vjetorin e kalimit nga jeta të Baba Musa Himaduna, njëkohësisht rivarrimin e tij në tyrben e baballarëve bektashian në Gjakovë. (Ambientet e Teqesë Bektashiane në Gjakovë pranë “Hani i Haraçisë”, ora 11:00)
 
- Komuna e Rahovecit organizon manifestimin përkujtimor e kulturor për dëshmorët e kombit: Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Me rastin e 30 vjetorit të Shtëpive-Shkolla, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama së bashku me ekipin e tij, do ta vizitoj Muzeun “Shtëpitë-Shkolla” te familja Hertica, shtëpi këto që u shndërruan në shkolla në periudhën e rezistencës mbarë popullore kundër regjimit serb. (Kodra e Trimave, ora 12:00)

- Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i kushtohet shkrimtarit, veprimtarit politik, laureatit të Çmimit Nobel për Paqe dhe të mbijetuarit të Holokaustit, Elie Wiesel.  (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 12:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore mban konferencën lidhur me situatën energjetike në vend. (Zyret e INDEP, ora 14:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)