20 Prill 2024

Prezantohen praktikat e ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale

Prishtinë, 20 shtator - Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojnë konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan'.

Konferenca do të mbahet më 20, 21 dhe 22 shtator 2018, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Konferenca është platformë ku akademikët dhe ekspertët do të diskutojnë dhe të shkëmbejnë përvoja dhe këndvështrime për ballafaqimin me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale në Ballkan dhe më gjerë.

Konferenca sjell më shumë se 25 panelistë që do të prezantojnë teoritë dhe praktika të ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale.

Pjesë e paneleve janë prezantime nga një gamë e gjerë e temave, si ‘e kaluara e trazuar’ dhe praktikat e pajtimit, qasjet për ballafaqimin me të kaluarën, politikat e kujtesës dhe përkujtimit, drejtësia restorative dhe nismat e kërkimit për të vërtetën.

Kjo konferencë do të lehtësojë dialogun ndërmjet panelistëve dhe audiencës më të gjerë në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)