21 Tetor 2018

Presidenti Thaçi falënderon gjeneralin Giovanni Fungo për shërbimin në Kosovë

Prishtinë, 10 nëntor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës gjeneralin Giovanni Fungo, komandanti i XXI i KFOR-it në Kosovë, i cili ka përfunduar detyrën e tij.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar gjeneralin Fungo për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe të KFOR-it në ruajtjen dhe sigurimin e paqes në Kosovë e rajon.

“Falë përkushtimit që KFOR-i ka treguar, sot gëzon besimin më të madh te qytetarët e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, komandanti i deritashëm i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Giovanni Fungo, ka thënë se gjatë këtij viti është krijuar një ambient edhe më i qetë për të gjithë.

Presidenti Thaçi theksoi se bashkë me KFOR-in dhe miqtë strategjikë të Kosovës është forcuar shumetniciteti, bashkëjetesa dhe toleranca etnike e ndërfetare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2018

- Shoqëria Civile e Ferizajt organizon MiniMaratonen 5 km "Vrapo për Tetorin" e cila mbahet për tu sensibilizuar me të gjitha vajzat dhe gratë që janë të prekura me kancer të gjirit, dhe të gjitha mjetet e grumbulluara nga ky event do të dhurohen për shërimin e tyre. (Ferizaj, ora 10:00)

- Dita e tretë e Festivalit të Rakisë vazhdon me punëtorin kreative, pjekja tradicone dhe bashkekohore e rakisë, cilësia dhe shija, krijimi i një brendi të rakisë, krijimi i një tregu të përbashkët. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)