20 Mars 2019

Presidenti ndan titullin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”

Prishtinë, 18 tetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka ndarë titullin “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës” për Vasfije Krasniqi-Goodman.

Presidenti Thaçi ka thënë se të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë nevojë për përkrahjen e tërë shoqërisë sonë.

Ai ka theksuar se një nga brengat më të dhimbshme janë rastet e dhunimit të rreth 20 mijë grave dhe burrave shqiptarë nga forcat paramilitare dhe militare të Serbisë.

“Sot është një nga momentet më rrëqethëse në jetën time. Për mua Vasfija është heroinë e gjallë. Unë e falënderoj për guximin dhe trimërinë e jashtëzakonshme që ka treguar me rrëfimin e saj për të vërtetën e asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë në vitet 98-99, për gjenocidin, spastrimin etnik, vrasjet dhe dhunimet. Është një rast i pashembullt dhe një rrëfim që thërret ndërgjegjen edhe në Kosovë, por duhet të thërras ndërgjegjen edhe të vetë popullit serb dhe ndërgjegjen e drejtësisë ndërkombëtare, sepse e vërteta po thuhet, por drejtësia nuk po zbatohet”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi–Goodman, në emër të të gjithave grave të dhunuara e ka falënderuar presidentin Thaçi për përkrahjen dhe dekoratën, si dhe ka kërkuar mbrojtje dhe drejtësi juridike.

Presidenti Thaçi ka thënë se populli ynë ka përjetuar momente shumë të rënda në periudhën e luftës, në rastet e tragjedive dhe masakrave të policisë dhe ushtrisë serbe kundër popullatës civile.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 mars 2019 - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, do të organizojë konferencë informuese për lansimin e “Programi për Grantet e Përputhshme”, që është i financuar nga Banka Botërore. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para komisionit për Integrime Evropiane për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë prezanton Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve  bashkëfinancuar nga BE-ja dhe BERZH-i.  (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të diskutohet rreth organizimit të një konference rajonale me Kryetarët e Komisioneve homologe dhe Kryetarët e Gjykatave të Auditimit të Shteteve të rajonit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00) 

- Jahjaga Foundation organizojnë tryezën e rrumbullakët me temë “Roli i medias në përmirësimin dhe raportimin e drejtë për gratë në qeverisje”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Federatën e Basketbollit të Kosovës me ç’rast do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi. (Federata e Basketbollit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal Publike në të cilën do të diskutohet lidhur me shqetësimet e bizneseve për furnizimin me energji elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, dhe në kuadër të javëve të Frankofonisë në Kosovë, Ambasada e Francës feston ditën ndërkombëtare të frankofonis. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet informata e drejtorti të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, lidhur me gripin sezonal në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa voton raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, voton për Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe amendamentet e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00) 

- Nën kryesimin e kryetarit Mustafa, mbahet mbledhja e kryesisë me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin "Ditët e Kuvendit" në Skenderaj. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Skenderaj, ora 14:00)

 - Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku do të takohet me Drejtorin e kësaj Agjencie, Shaip Havolli. (Agjencia Kundër Korrupsionit, Rr. "Nazim Gafurri" Nr. 31, ora 14:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u drejtohet gazetarëve në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti ‘Te Pishat’ në Skënderaj”. (Qendra e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani, ora 16:30)