19 Prill 2024

Presidenti kërkoi nga institucionet e rendit të parandalojnë cenimin e sigurisë

Prishtinë, 6 nëntor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim bartësit e institucioneve kryesore të sundimit të rendit dhe të ligjit, me të cilët ka biseduar për hapat e nevojshëm institucionalë në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga bartësit e këtyre institucioneve që në përputhje me ligjet dhe kompetencat, të ndërmerren hapa të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm që të garantohet siguria e qytetarëve të Kosovës në çdo rrethanë.

Ai ka thënë se Kosova ka qenë jo vetëm vend i origjinës i ekstremistëve dhe fundamentalistëve, por edhe cak i sulmeve të planifikuara terroriste, kurse falë punës së suksesshme të organeve të rendit e të sigurisë, këto sulme janë parandaluar.

Presidenti ka kërkuar që të vazhdohet me angazhimin dhe përkushtimin maksimal në këtë drejtim, që të parandalohet çdo cenim i rendit dhe i sigurisë së qytetarëve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)