02 Dhjetor 2020

Presidenti dhe Qeveria bllokojnë funksionalizimin e Ushtrisë së Kosovës

Prishtinë, 3 korrik - Sot, bazuar në shqetësimet legjitime të pjesës më të madhe të ushtarakëve dhe stafit civil të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Lëvizja Vetëvendosje! adresoi një problem tepër të madh që e ka burimin në papërgjegjësinë e Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes.

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhpe Selimi ka thënë së aktualisht një pjesë e madhe e personelit ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe personeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjendet në një situatë konfuziteti si pasojë e mosfunksionalizimit të strukturave të reja të planifikuara sipas ligjeve në fuqi.

E gjithë kjo situatë sipas tij derivon nga mosdekretimi i gjeneralëve të rinj nga ana e Presidentit të Kosovës që ka sjellë bllokimin edhe të emërimeve të tjera në pozitat e reja konform strukturës së re të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke krijuar një efekt zinxhir pothuajse në të gjitha nivelet.

Ndërsa tek pozicionimi i shërbyesve civil sipas Selimit është duke ndodhur një luftë mes partive të koalicionit qeverisës se cila do të punësojë më shumë si dhe të sistemojnë militantët e tyre në pozita drejtuese.

"Një pjesë e personelit civil në Ministrinë e Mbrojtjes vazhdon të kryejë detyrat ditore bazuar në kompetencat e pozitës konform strukturës së vjetër, ndërkohë që zyrtarisht janë të sistemuar në pozita konform strukturës së re të Ministrisë së Mbrojtjes (strukturë e cila nuk është funksionale), ndërsa sistemimi i pjesës së udhëheqësve (liderët kyç: drejtorët e drejtorive, drejtorët e departamenteve dhe shefat e sektorëve) nuk është bërë ende."

"Si rrjedhojë e kësaj, në Forcën e Sigurisë së Kosovës nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për formimin Shtabit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe strukturave në varësi", ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes miratimit të pakos ligjore me datë 14 Dhjetor 2018 nuk ka filluar ende së realizuari falë bllokadës absurde dhe të dëmshme të Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes.

Ku ka ngecur funksionalizimi i Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes?

Parlamenti i Republikës së Kosovës më 14 Dhjetor 2018 me përkrahje të të gjitha grupeve të partive politike parlamentare miratoi tri ligjet, Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas afateve kohore të paraqitur në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, më 21 Maj 2019 ka qenë dashur të përfundojë pjesa e parë e fazës së parë “A+120 ditë”. Bazuar në këtë plan “Dita A” është Dita e hyrjes në fuqi të pakos ligjore pra 21 Janar 2019.

Sot jemi me 3 Korrik, 6 muaj e gjysmë nga dita e votimit në Kuvend të ligjeve për ushtrinë e Kosovës, afër 5 muaj e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjeve, dhe rreth 1 muaj e gjysmë pas kalimit të afatit të përcaktuar nga plani gjithëpërfshirës.

Gjatë periudhës kësaj periudhe duhet të mbërrihej tek këto objektiva:

Riorganizimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes dhe Komandës së Forcave Tokësore në Shtabin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe Ministria dhe Komanda është dashur të kalojnë në tabelën organizative të re dhe personeli të jetë vendosur në pozitat e reja. Ky objektiv nuk është realizuar.

Vendosja e elementit drejtues (udhëheqës) si, Shefi i Stafit të Shtabit të FSK, Sekretari i Përgjithshëm dhe Liderët Kyç, gjeneralët dhe Drejtorët e Drejtorive në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK. As ky objektiv nuk është realizuar.

Projektet kryesore gjatë kësaj faze të cilat tashmë është dashur të jenë të përfunduara (fatkeqësisht asnjë nuk është e gatshme apo i miratuar nga autoritetet e Ministrisë dhe FSK) janë: krijimi i dokumenteve strategjike si strategjia e mbrojtjes ajo për anëtarësim dhe integrim në strukturat rajonale si dhe vendosja e bazës doktrinore për riorganizimin e komandave, pra tabelat organizative e Personelit dhe Pajisjeve si dhe Misionet, konceptet operacionale, Procedurat Taktikat dhe Teknikat, manualet. As ky objektiv nuk është arritur.

Deputeti Rexhep Selimi, nënkryetar i komisionit parlamentar për Sigurinë dhe FSK-në paraqiti dëmet që po ia bëjnë me vetëdije qoftë Presidenti, qoftë Kryeministri e Qeveria.

Deputeti Selimi tha po ashtu se Qytetarët e Kosovës e pritën me entuziazëm miratimin e ligjeve për ushtrinë.

Deputetët u angazhuam maksimalisht në amendamentim, procedimin dhe e votuam pa asnjë votë kundër. Qeverisë i dhamë përkrahje në emër të unitetit dhe vullnetit për të pasur një ushtri për shtetin e Kosovës. Pushtetarë u lavdëruan të gjithë me radhe duke tentuar të marrin merita kush më shume se sa tjetri. 11 vjetori i pavarësisë u shënua nën logon e ushtarit të Kosovës, kurse veprimet për t’i implementuar ligjet mbesin ne vend.

Presidenti nuk po do t’i dekretoje liderët kyç, dhe motivet janë thjesht dhe vetëm personale, pra të ndikimit të tij të drejtpërdrejtë.

Kryeministri është vetëmjaftuar me mburrje se në mandatin e tij janë votuar ligjet për FSK-në kurse Ministri dhe Ministria e Mbrojtjes gjenden ne një kaos dhe aktiviteti i tyre kryesor është mbushja e Ministrisë me militante partiake të partive në pushtet.

Vijojnë vendimet sa të paligjshme aq dhe kontroverse prej shkarkimeve dhe emërimeve të Sekretarit të përgjithshëm tek mungesa e kontratës për pajisje me uniforma dhe veshmbathje për rekrutët e rinj dhe te mungesa e rregullores së pagave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Dhjetor 2020

- Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të zhvilloj një takim me Minsitrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj lidhur me kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, pagesë të orëve shtesë dhe punës gjatë vikendeve si dhe për pagesë të rrezikshmerisë në punë. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 8:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë cakton datat e intervistave për dëshmitarë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale e Arsimit, Xhemile Thaçi - Vezgishi, do të marrin pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e aneksit të objektit shkollor “Naim Frashëri” në fshatin Vlashnje. (Vlashnje, ora 10:00 - Nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.  07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”. (http://gjk-ks.org/live-streaming/, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutim online ku do të publikohet raporti “Dështimet e Kuvendit në Funksionalizimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi”. (Diskutimi mbahet online përmes platformës ZOOM, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionit për Ndihmë Shtetërore si dhe Raportit të Ndihmës Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Me rastin e 76 vjetorit të lindjes së ish-Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Integriteti akademik, publikimi shkencor dhe justifikimi i titujve akademikë në Universitetin e Gjakovës". (Zyra e ORCA-s afër Librarisë Buzuku, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Kompleksit Memorial ‘’Dr. Ibrahim Rugova’’. (Istog, ora 12:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për media me rastin e Premierës së shfaqjes “Sisters”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media në të cilen do të flasë shefi i Grupit Parlamentar, njëkohësisht, anëtari i Kryesisë, Bedri Hamza. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:30)  

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston drejtoreshën e Barnatores Qëndrore në SHSKUK-së, Gezime Pllana. (Ndertesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëfinancimit në lidhje me “Thirrjen publike për subvencionim të NMVM-ve me pronësi të grave ndërmarrëse”, ku prezent do të jetë edhe ministri Vesel Krasniqi. (objekti i MTI-së, ora 14:00)

- Me rastin e fushatës "16 ditë aktivizëm për dhunën ndaj gruas", në bashkëpunim me UNDP-në do të bëhet ndriçimi i Shtëpisë së Bardhë ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka dhe përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko. (Shtëpia e Bardhë në Pirzren, ora 16:00)