20 Prill 2024

Presidenti dekretoi emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të Ushtrisë së Kosovës

Prishtinë, 13 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, më datë 1gusht 2019, ka bërë emërimin dhe gradimin e gjeneralëve të FSK-së.

Gjeneral brigade Enver Cikaqi, gradohet në gradën Gjeneralmajor i FSK-së dhe emërohet Zëvendëskomandant i  FSK-së;

Gjeneralmajor Bashkim Jashari emërohet Inspektor gjeneral në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes;

Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli emërohet  Drejtor i Drejtorisë së Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes;

Gjeneral brigade Nazmi Brahimaj emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes; 

Gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj emërohet Komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së;

Gjeneral brigade Xhevahir Geci emërohet Komandant i Komandës së Gardës Kombëtare të FSK-së;

Gjeneral brigade Naim Haziri emërohet Komandant i Komandës së Logjistikës së FSK-së;

Gjeneral brigade Irfete Spahiu emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së; dhe

Kolonel Jeton Dreshaj gradohet në gradën Gjeneral brigade i FSK-së dhe emërohet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

Dekretimi dhe emërimi i gjeneralëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës – FSK, ka hyrë në fuqi dje,  më 12 gusht 2019. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)