20 Prill 2024

Policit që vrau qytetarin i konfiskohen një armë Glock dhe dy revole Bereta

Gjilan, 29 dhjetor - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se hetuesit e IPK-së kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar në vendin e ngjarjes.

Bazuar në hetimet preliminare, dyshohet se personi i dyshuar V.H  pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Njësiti për mbrojtje të afërt, pas një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ka shtënë me armë  zjarri në drejtim të viktimës.

Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9x19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator.

Në veturën e zyrtarit policor të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të llojit Bereta.

Hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me njësitin rajonal të hetimeve kanë zbatuar edhe një urdhëresë për bastisje në fshatin Malishevë të Gjilanit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)