25 Shtator 2022

Policia zvicerane: Nuk njohim “mafi shqiptare”

Bern, 10 shkurt - Ditëve të fundit, kur në Bruksel po debatohet me të madhe për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, në disa media të vendeve europiane shkruhet për aktivitete të "mafies shqiptare”, shkrime këto të cilat nuk mungojnë as në disa gazeta zvicerane.

 

Gjurmëve të këtyre titujve dhe informacione gjoja për veprimin e “mafies shqiptare” në Gjenevë apo më gjerë në Zvicër, ne biseduam me autoritetet zvicerane, në veçanti me policinë e Kantonit të Gjenevës dhe me ato Federale në Bernë (FEDPOL).

Sipas z. Jean–Philippe Brandt, zëdhënës i Policisë së Kantonit të Gjenevës, "nuk ekziston mafia shqiptare në Gjenevë dhe fatkeqësisht disa media termin e mafie shqiptare e përdorin për rritjen e shitjeve, se sa për të pasqyruar realitetin”. Dhe, sipas tij, “mbi të gjitha, termi ‘mafie shqiptare’ në Gjenevë, nuk ka dalë nga goja e policisë”. Brandt shton se “ne jemi ata që e kontrollojmë situatën dhe e ndjekim krimin e organizuar në vendin tonë”.

Në fakt, për z. Brandt “në mesin e shumë trafikantëve nga Afrika, Serbia apo Rusia, një numër i konsiderueshëm janë edhe nga radhët e shqiptarëve prej Shqipërisë apo Kosovës. Këta janë kryesisht të rinj të moshës 18 deri 25 vjeç të ardhur kohët e fundit nga rajoni për të punuar dhe rastësisht ata mund të kenë rënë në rrjetet e ndryshme të trafikantëve dhe kriminalitetit. Por këto grupe të rinjsh, më shumë mund të konsiderohen banda kriminale që përpiqen të përfitojnë ilegalisht”.

Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur dje në prononcimin për gazetën “Shqip” edhe kryetari i Gjenevës, Mery Pagani, sipas të cilit “fatkeqësisht ata që thonë apo shkruajnë se ekziston “mafia shqiptare” në Gjenevë apo Zvicër, ose nuk e njohin mirë realitetin, ose kanë për qëllim të njollosin këtë komunitet dhe në fakt njollosin Gjenevën dhe Zvicrën me të pavërteta...”

Nëse vepron apo jo “mafia shqiptare” në Zvicër dëshmon edhe znj. Eva Zwahlen, shefe për komunikimin me mediat pranë Zyrës Federale të Policisë (OFP) në Bernë. Ajo, sikur edhe kolegët e saj në Gjenevë, pohon se "në Zvicër ka grupe të vogla kriminale nga radhët e shqiptarëve, qofshin ata nga Shqipëria apo Kosova”.

Fjalët e znj. Eva Zwahlen i dëshmon edhe raporti i fundit i Zyrës Federale të Policisë (FEDPOL), në të cilin jo vetëm që nuk përmendet fjala “mafia shqiptare”, por për dallim nga vitet e mëparshme, shumë pak, për të mos thënë fare, bën fjalë për kriminalitetin e shqiptarëve në këtë vend. Në këtë raport prej gati 80 faqesh, ku bëhet fjalë për situatën e sigurisë dhe krimin e organizuar në Zvicër, shqiptarët, qofshin ata të Shqipërisë apo të Kosovës, përmenden vetëm 2-3 herë, për trafik droge me sasi të vogla në disa rajone të Zvicrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)