18 Prill 2024

Policia suspendon 6 zyrtarë policorë në Mitrovicën e Veriut

Mitrovicë, 26 gusht - Zyrtarët e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut kanë reaguar dje në orët e pasdites një rast të rrahjes në mes pesë personave të dyshuar në rrugën “Mbreti Petër”.

Të dyshuarit e përfshirë në këtë incident janë shoqëruar në stacionin policor si dhe të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.

Sidoqoftë, ekziston dyshimi se disa zyrtarë policorë kanë dështuar të reagojnë bazuar në autorizimet e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe nuk kanë reaguar në nivelin e duhur profesional në këtë incident .

Bazuar në këtë, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka suspenduar 6 zyrtarë policorë (në mesin e tyre edhe një zyrtar policor me gradën e kapitenit ).

Lidhur me rastin është i njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së në përputhje me autorizimet ligjore dhe fushëveprimin e Inspektoratit Policor kanë filluar një procedurë hetimore preliminare në koordinim edhe me prokurorinë kompetente.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)