19 Mars 2024

Policia s'ka marrë në pyetje gazetar por zyrtar që kanë posedu informacionin konfidenciael

Prishtinë, 17 prill - Policia e Kosovës, pas pranimit të informatave se ishin publikuar informacione konfidenciale në median e shkruar, sipas autorizimeve ka ndërmarrë veprime ligjore drejt njoftimit të Prokurorisë kompetente.

Pas këtij veprimi sipas urdhrit të Prokurorisë, veprimet e tjera janë ndërmarrë në përputhje të plotë me Legjislacionin në fuqi dhe të drejtat e garancitë që burojnë prej tyre.
 
Policia, në këtë rast zyrtarët policor nuk kanë marrë në pyetje dhe nuk kanë vendosur nën hetim asnjë qytetar që ushtron profesionin e gazetarit, sipas urdhrit të Prokurorit në pyetje janë marrë vetëm personat apo zyrtarët që e kanë poseduar informacionin konfidencial.
 
Ndërsa përfaqësuesit e mediumit që e kanë publikuar informacionin, janë ftuar vetëm për informim sipas udhëzimeve të prokurorit.
 
Vlen të potencohet se Policia e Kosovës të gjitha veprimet i ka ndërmarr konform autorizimeve ligjore, dhe i ka shumë të qarta autorizimet që ia jep ligji me të cilin funksionon por edhe të drejtat e garancitë që burojnë nga ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë.

"Është po ashtu e rëndësishme që të mbrohet interesi publik, i dëmtuar këtë rast me rrjedhjen e informacionit konfidencial, andaj veprimet e Policisë për njoftimin e Prokurorisë kanë të bëjnë me përgjegjësit për rrjedhjen e informatave konfidenciale e jo me publikimin e tyre", thekson Policia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)