06 Prill 2020

Policia shton prezencën e zyrtarëve policor në të gjithë Kosovën

Prishtinë, 20 mars - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, pas vendimit me Nr.116/20 të ditës së djeshme të Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, i cili thotë ndalohet frekuentimi nëpër të gjitha parqet apo ambientet e ngjashme, çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 20:00 dhe ndalohet shitja e pijeve të ngrohta përfshirë këtu shërbimet “take away” (për të marrë me vete) nga të gjitha subjektet ekonomike të cilat ofrojnë këto shërbime pavarësisht veprimtarisë së tyre primare.

Vendimi po ashtu urdhëron Policinë e Kosovës që të shtojë prezencën e zyrtarëve policor në të gjitha parqet në Republikën e Kosovës, me qëllim të mbikëqyrjes së ndalimit të frekuentimit të parqeve nga personat si në pikën 1 të këtij vendimi;

Gjithashtu sipas këtij vendimi detyrohen të gjitha subjektet ekonomike të cilat janë të lejuara të ofrojnë shërbimet e tyre, që të vendosin shenjat përkatëse për mbajtjen e distancës prej një (1) metër për të gjithë personat.

Prandaj ftojmë  të  gjithë qytetarët të bashkëpunojnë duke kontribuar në raportimin e rasteve të shkeljeve të këtij vendimi në numrin 112, duke i ndihmuar Policisë së Kosovës, Inspektorëve dhe të gjitha institucioneve përkatëse ta zbatojnë me lehtësi vendimin e lartcekur.  

Kontributi i secilit nga ju do të  ndihmojë në ruajtjen e shëndetit tuaj dhe familjes suaj.

"Andaj ju ftojmë që të kontribuoni duke Qëndruar në Shtëpi", bën të ditur MPBAP.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)