20 Prill 2024

Policia shpërndan dhurata për fëmijët pasagjerë

Prishtinë, 23 dhjetor - Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që sot ta realizoj një aktivitet i cili do të mbahet para Katedrales “Nënë Tereza”, në afërsi të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë ku do të mbahet një pikë kontrolli për kontrollimin e sigurisë si dhe për shpërndarjen e dhuratave për fëmijët pasagjerë.

"Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Kosovës ka filluar përgatitjet për implementimin e projektit “Urime 2020”, me ç’rast ka planifikuar që të organizoj një pikë kontrolli ku  gjatë realizimit të kësaj pike kontrolli do të kontrollet siguria e fëmijëve në automjet dhe nuk do të shqiptohen gjoba për kundërvajtje, por do të vetëdijësohen vozitësit, si dhe fëmijëve pasagjerë në automjetet e ndaluara do tu shpërndahen dhurata modeste nga ana e Policisë së Kosovës", thekson policia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)