25 Prill 2024

Policia refuzon hyrjen e një veture dhe një autobusi nga Serbia në Kosovë

Prishtinë, 4 dhjetor - Policia e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot rreth orës 11:40/45  ia ka refuzuar hyrjen një veture me targa “BG”, në të cilën gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë, si dhe një autobusi po ashtu me targa “BG”, i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës (RKS).

Personit zyrtar dhe shoqërueseve të tij me veturën Audi me targa “BG”,  iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, pasi që të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Punëve të Jashtme e RKS-së.
 
Po ashtu autobusi i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të RKS-së, në të cilin kanë qenë klubi i basketbollit “Partizani i Beogradit”, iu është refuzuar hyrja pasi të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Federata e basketbollit të RKS-së).

Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare që iu janë dhënë, të njëjtit janë kthyer në drejtim të Serbisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)