15 Tetor 2019

Policia realizon pilot projektin e shenjave të trafikut në komunikacion

Prishtinë, 19 shtator - Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, kanë filluar pilot projektin e vendosjes së shenjave të trafikut, të cilat paralajmërojnë shoferët për kontrollin e shpejtësisë me radar nga njësitë policore të trafikut.

Vendosja e këtyre shenjave fillimisht është realizuar në rajonin e Gjilanit, konkretisht në rrugët Gjilan - Prishtinë  dhe Gjilan – Ferizaj, ku pas përfundimit të pilot projektit do të bëhen vlerësime profesionale për efektin e këtij projekti në vetëdijesimin e pjesëmarrësve dhe reduktimin e kundërvajtjeve apo aksidenteve në trafik, pastaj do të vazhdohet edhe në rrugët tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shenja është dizajnuar në atë mënyrë që të duket e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)