20 Prill 2024

Policia realizon një plan operativ të suksesshëm

Prishtinë, 10 nëntor - Policia e Kosovës (PK) ka bërë të  ditur se  Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Njësia në Prishtinë, ka zbatuar planin operativ “Nëntori 2018”, me karakter parandalues me qëllim të kontrollimit dhe inspektimit rutinor të lokaleve të natës, për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

Plani Operativ ka përfshirë rajonin e Prishtinës dhe është zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të njësive speciale operative në Prishtinë, me zyrtar të ATK-se, dhe Inspektorëve Komunal.  

Janë kontrolluar dy (2) lokale: një në Komoran dhe një në fshati Orllat te Komunës së Drenasit.

Gjithsejtë janë identifikuar 12 punëtore femra, prej tyre 8 shtetase të Shqipërisë dhe 4 femra punëtore të Kosovës.

Shtetaseve të huaja (8), ju janë konfiskuar dokumentet nga ana e Drejtorisë për Migrim dhe të huaj, për procedim të mëtutjeshëm.

Vlen të ceket në njërin lokacion gjatë bastisjes është gjetur një revole e tipit Zastava e kalibrit  6.35, si dhe një karikator me tre fishek.

Gjatë kontrollit në veturën e njërit pronar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e narkotike, dy qese për afërsisht 3 gr.

Inspektorët komunal dhe zyrtarët e ATK-së, kanë shqiptuar gjoba lokaleve në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, dhe janë mbyllur të dy lokalet, për pa rregullsi.

Planin Operativ ka përfunduar rreth orës 01:30 të ditës se sotme pa ndonjë incident.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)