06 Dhjetor 2022

Policia parandalon dy raste të tentim kontrabandimit me mallra

Prishtinë, 31 maj - Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve me qëllim të parandalimit dhe luftimit të paligjshmërisë në pikat kufitare, ka zbatuar masa shtesë duke intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren. 

Njësia e task forcës së bashku me njësinë patrulluese nga SPMK-Gjlan dhe në koordinim me prokurorinë në Gjilan, kanë shtuar masat duke bërë vëzhgime  përgjatë vijës kufitare Kosovë – Serbi. 

Gjatë realizimit të detyrave, si rezultat i masave të marra, nga Policia e Kosovës në dy raste të ndryshme janë kapur në flagrancë gjithsej gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandim me mallra”, të cilët përkundër tentativës për t’iu shmangur ndalimit policor  janë ndaluar së bashku me mallin e kontrabanduar. 

Fillimisht njësia e task forcës bazuar në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente ka identifikuar një traktor me rimorkio të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku në të janë gjetur mallra si: mish i bluar, barna, pije alkoolike, pula, lepuj dhe zogj (pëllumba). 

Ndërsa në rastin e dytë është kapur një person i cili po vëzhgonte rrugën teksa pas tij me traktor me rimorkio ishte i dyshuari mashkull kosovar i cili poashtu kishte të ngarkuar mallra s: pije alkoolike (birra) , pesticide të ndryshme, karrige të çmontuara, mjete piroteknike, alkool, verë të kuqe dhe verë të bardhë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare – Lindje së bashku me Hetimet Rajonale- Gjilan. Me urdhër të prokurorit kompetent për gjashtë personat e përfshirë në të dyja rastet është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor për numërim dhe vlerësim të mallit nga ana e Doganës së Kosovës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)