19 Prill 2024

Policia organizon sesion informues lidhur me pasojat e radikalizmit

Prishtinë, 28 tetor - Policia e Kosovës, bazuar në strategjinë e Policimit në Bashkësi dhe Strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm si dhe planet vjetore të punës së PK-se, sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosove, ka organizuar një sesion informues me studentët e këtij Universiteti ku prezent ishin rreth 75 pjesëmarrës, profesor dhe studentë.

Me këtë rast, lidhur me pasojat e radikalizmit dhe mundësia e parandalimit dhe ri-socializimi i të të kthyerve, para të pranishmëve prezantuan: Kolonel Gazmend Hoxha, Drejtor i Divizionit për Siguri Publike në Kuadër të Policisë së Kosovës, si dhe z. Shkelzen Marevci prezantues dhe zyrtar i Komunës së Ferizajt,

Interesimi për këtë ligjëratë ishte mjaft i madhë duke marr parasyshë edhe pyetjet e parashtruara dhe debatet pas prezantimit të panelistëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)