25 Prill 2024

Policia në Pejë arreston tre persona për vrasje në tentativë

Pejë, 29 janar - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur së mbrëm rreth orës 20:00, policia është informuar se në rrugën “Metë Berisha” në Pejë, ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve, ku në këtë incident janë përdorur armë të ftohta (thika) dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore, dy nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy të lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë tre (3) persona të dyshuar.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit tre (3) të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)